Italia arreston “policët” shqiptarë, 82 grabitje banesash me uniformë

Policia italiane goditi një grup prej 7 personash që grabisnin banesat dhe mashtronin të moshuarit duke u marrë shuma parash e sende me vlerë.

Sipas mediave italiane, banda e shqiptarëve dhe italianëve visheshin si policë kur kryenin grabitjet e banesave. Ka patur raste kur grupi kriminal kryente më shumë se një grabitje në ditë, madje duke vjedhur para apo sende me vlerë deri në 50 mijë Euro.

Operacioni i policisë ka nisur në janar 2015 dhe u finalizua tani, si dhe u zbulua se “policët” shqiptarë e italianë e kishin të përqëndruar aktivitetin në qytetet Pavia, Kremone, Lodi, Piacenza, Milano, Bergamo dhe Brescia.

Deri tani ka rezultuar se janë përgjegjës për 82 grabitje, kurse nga kontrollet në banesat e tyre janë gjetur radio marrëse dhe sende të tjera që i përdornin për të kryer vjedhjet.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT