Istagram vjen me dizajn të ri

Faqja e internetit të Instagram është duke u bërë më e këndshme. Është duke u futur një web dizajn i ri për versionin desktop dhe mobile këtë javë, ndërsa mësohet se fotot do jenë më të mëdhaja seç janë tani. Më e dukshme është ndryshimi tek profili në faqet në desktop, ku do të shfaqen 3 foto të mëdha në çdo rresht, në vend të pesë të tilla që janë tani.

Faqet e profileve të reja në fakt duken shumë si faqe VSCO Grid për shkak të thjeshtësisë së tyre.

Layout i ri do të jetë i pranishëm në faqet me hashtag, si edhe përditësimet e ngjashme në desktop dhe celular. Instagram thotë se faqet do fillojnë ndryshimet sot dhe do të përfundojnë deri në fund të javës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT