Ismet Beqiri: E habitshme që gazi të vlerësohet a është me lule apo pa lule!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, gjatë mbledhjes së parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë ka thënë se është i detyruar të flasë për arsye që u tha shumëçka pikërisht në vendin ku duhej të thuheshin.

“Është fat i mirë qe kemi Gjykatë Kushtetuese që si instancë e vlerëson ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e çështjeve të ndryshme”, ka thënë Beqiri.

Poashtu ai ka theksuar se askush nuk është i lumtur që po bëhet një asociacion por e kemi obligim që tashmë e kemi ndërmarrë.

“Ka pasur edhe më herët vendime të gjykatës qe nuk na kanë pëlqyer, por është dashur të pranohen”, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ai ka thënë se është mirë që jo vetëm kur janë miqtë, por edhe kur nuk janë këta këtu, kolegët të marrin pjesë në seanca.

“Demarkacioni vlerësohet nga institucionet, dhe nuk ka deputet në Kuvendin e Kosovës që ka interes të dëmtoj territorin e Kosovës”, ka shtuar Beqiri.

Ndër të tjerash ai ka theksuar se është e habitshme që gazi të vlerësohet a është me lule apo pa lule, por është i papranueshëm fakti që me gaz të pengohet një deputet të flas.

“Asnjë deputet i Kosovës nuk ka thënë që i gëzohet arrestimit të kolegëve por duhet të ulemi kësisoj dhe të marrim vendime pa i imponuar askujt mendimin. Kuvendi është vendi i vetëm ku duhen debatuar gjërat”, ka përfunduar Beqiri.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT