Ish- kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ismet Abdullahu ende po intervistohet nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin që ndodhi gjatë ditës së sotme në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i ka thënë Klan Kosovës se përleshja kishte ndodhur si rezultat i një vendparkimi afër një lokali në lagjen Ulpiana, dhe se nuk ka pasur të shtëna armësh, por ia ka konfirmuar se arma është përdorur nga ana e pasme e saj (kondakt).
Me këtë rast policia ka zhvilluar aksione të bastisjes në dy lokacione në Prishtinë në lagjen Hajvalia dhe në Podujevë, ku me ç’rast ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe armën e cila është përdorur në këtë përleshje.
Njërit nga të arrestuarit policia i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.
Indeksonline raportoi sot lidhur me këtë incident, duke e paraqitur atë edhe me video ekskluzive nga vendi i ngjarjes.