Islanda befason Portugalinë (video)

Islanda bën surprizën e dytë në Grupin F, pas fitores 2-0 që Hungaria mori ndaj Austrisë. Portugalia u ndal në takimin e saj të parë në finalet e “Euro 2016”, duke marrë vetëm një 1 ndaj modestëve të Islandës.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së martës përfundoi me shifrat 1-1. Fillimisht, portugezët kaluan në avantazh në minutën e 31 të pjesës së parë me anë të Nanit.

Një top i krosuar në zonë nga krahu i majtë për Nanin, u dërgua në rrjetë fare pranë portierit kundërshtar.

Minutat e para të takimit u dominua nga portugezët. Ronaldo u shfaq disa herë rrezikshëm para portës kundërshtare, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës.

Goli i barazimit për Islandën u realizua nga Bjarnason në minutën e 55′ të pjësës së dytë.

https://www.dailymotion.com/video/x4c1gt1_portugal-vs-iceland-1-1-hd-all-goals-and-highlights-14-06-2016-hd_sport

- Advertisement -

MË TË FUNDIT