Islamic Relief Malaysia ndihmon mbi 100 familje mitrovicase

 

Përfaqësues të shoqatës Islamic Relief (Malaysia) në Kosovë, kanë shpërndarë të martën pako me ndihma ushqimore për mbi 100 familje nevojtare të Komunës së Mitrovicës, ku ishte prezent edhe i pari i kësaj komune, Agim Bahtiri.
Drejtori i shoqatës, Islamic Reliev në Kosovë, Vehbi Zeqiri, tha se këto ndihma janë një pjesë e projektit që ka vlerën prej rreth 80.000 euro, ku do të ndihmohen rreth 450 familje kosovare me gjëra ushqimore në vlerë prej 50 euro, si dhe nga një metër lëndë djegëse dru.
“Nga ky projekt përfitojnë ndihma mbi 100 familje në Mitrovicë. Në kuadër të realizimit të projektit tonë ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin e kryetarit të komunës dhe stafit të tij, por dua të falënderoj edhe stafin e organizatës tonë që ka punuar shumë në këtë drejtim. Po ashtu jemi falënderues edhe ndaj atyre që na kanë përkrah neve”, tha Zeqiri.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, në emër të komunës dhe në emrin e tij personal, ka falënderuar organizatën në fjalë për ndihmë familjeve skamnore, duke shpresuar në vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
“Ju falënderoj për çdo gjë që keni bërë dhe po bëni për qytetarët e Mitrovicës. Nuk është kjo hera e parë që shoqata na ka ndihmuar dhe besoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë bashkëpunimin. Mitrovica mendoj se është qyteti më i varfër në Kosovë, prandaj apeloj, jo vetëm te kjo shoqatë, por edhe te shoqatat tjera, që të ndihmojnë banorët e kësaj komune, e cila ka gjendjen më të rendë ekonomiko-sociale, si pasojë e specifikave të vet qytetit”, tha Bahtiri ndër të tjera.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT