ISIS ka vrarë 200 civilë në Kobane

Esktremistët e ISIS-it kanë vrarë më shumë se 200 civilë në qytetin Kobane që nga e enjtja ku në këtë qytet që jetojnë kurdët ka filluar një ofensivë e tyre.

“Numri i të vdekurve në Kobane ka arritur në 206” , ka deklaruar drejtori i Observatorit për të drejtat e njeriut Rami Abdel Rahman duke shtuar se shumë trupa të gjetur kanë pasur plagë të rënda.

ISIS ka marrë disa pika në Kobane para se forcat kurde i kanë larguar.

“Janë vrarë familje të tëra dhe kufomat e tyre janë nëpër shtëpi”, ka thënë Rahman.

Observatori ka shtuar se 16 pjesëtarë të forcave kurde janë vrarë si dhe më shumë se 50 xhihadistë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT