Ishte besnik ndaj Drenicës për vite të tëra, Lushtaku “tundohet” nga dy oferta të reja

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar.

Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një lojtar kyç që skuadra nga Skenderaj e ruajti statusin e saj të Superligës, shkruan GazetaBlic Sport.

Momentalisht Lushtaku është futbollist i Drenicës, por që në një pronocim për GazetaBlic Sport, ai ka treguar që ka dy oferta shumë të mira të cilat është duke i shqyrtuar.

“Kam dy oferta nga dy skuadra kosovare, jam duke i shyqrtuar dhe po pres deri në një vendim definitiv për të ardhmen time” deklaroi Lushtaku për GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që anësori Lushtaku për vite të tëra i qëndroi besnik skuadrës së Drenicës, mirëpo ky mund të jetë viti kur ai mund të largohet nga “Bajram Aliu”.

Drenica nuk ka treguar shenja organizative deri më tash, kështu që Lushtaku mund të jetë në mesin e disa futbollistëve të tjerë që u larguan nga klubi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT