Ish ushtari i UÇK-së i del në mbrojtje Dua Lipës pas komenteve të Cecës

Postimi i flamurit të ‘Autochthonous’ nga këngëtarja është bërë tmë e nxehtë në Ballkan.

Postimit të Dua Lipës i kishte reaguar edhe serbja Ceca bashkëshortja e komandantit të forcave paramilitare Arkanit, duke e thirrur fituesen e dy çmimeve “Grammy” injorante dhe e mangët në histori, shkruan lajmi.net.

E kësaj deklarate të Cecës i ka reaguar ish ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri duke i thënë se Rita dhe Dua janë krenaria jonë, ndërsa serbja mban mbi vete turpin e bashkëshortit.

“Hej (Ceca) plakushe, edhe une isha dikur voglush,e shum voglush te tjer qe ta detyruam burrin tende me ushtrin e tij famkeqe te ndihet i turperuar. Une krenohem me yjet e mi boteror kurse ti bart mbi supe nje turp nga e kaluara e burrit tend. Dua lipa dhe Rita ora jan simbole te kombit tim, kur ofendohen ato ne jemi prap ata voglushet per ty”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT