Ish-sulmuesi i Niklit shqyrton ofertat, ja kur vendosë për të ardhmen

Sulmuesi gjakovar, Mevalan Zeka, shumë shpejtë do të vendosë  se cilës skuadër  do t’i bashkohet në sezonin e ri. Ai për GazetënDirekt, ka treguar se ka oferta nga klubet dhe se brenda kësaj jave do ta bëjë publike klubin në të cilin do të luajë në edicionin e ri të garave.

“Momentalisht po pushoj dhe po i shqyrtoj kushtet të cilat klubet po më ofrojnë. Kam oferta nga katër klube, besoj që brenda kësaj jave do të vendos së cilës skuadre do t’i bashkohem”, ka thënë Zeka, për GazetënDirekt.

Ai sezonin që lamë pas ishte pjesë e Feronikelit, e cilësohet si njëri ndër sulmuesit më të mirë në futbollin kosovar./GazetaDirekt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT