Ish-sulmuesi i Realit beson në triumfin e Juventusit në Ligën e Kampionëve

 

Juventusi dhe Real Madridi luajnë nesër në “Juventus Stadium” aktin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Për ish-sulmuesin e Realit, Alvaro Moratam, kjo sfidë nuk është një hakmarrje por një mundësi për Juven që të triumfojë në Ligën e Kampionëve.
“Këtë takim nuk e shoh si hakmarrje, por vetëm si një mundësi që unë dhe Juventusi të tregojmë se mund ta fitojmë këtë trofe. Edhe pse në Torino kanë disa vite që nuk e fitojnë, besoj se sivjet mund t’ia dalim”, ka thënë sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT