Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur të sigurojë një prej talentëve të futbollit italian, Andi Zeqiri, ka bërë të ditur ATSH, transmeton Gazeta Metro.

Ish sulmuesi i skuadrës së Juventusit, ka qenë prej kohësh në negociata me Kosovën dhe tanimë është bindur të luaj nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes.

Zeqiri luan në kategorinë U-21 që nga sezoni i kaluar, në skuadrën e Lausanne, madje në ndeshjen e fundit për Europianin e U-21, ka realizuar 2 gola kundër Lihtenshtejnit.

Tashmë, kur 20-vjeçari ka bërë lëvizjen e tij drejt Kosovës, përfaqësuesja jonë përveçse do të ketë më shumë alternativa, është duke përgatitur një ekip të madh për të ardhmen.