Ish-partneri i këngëtares së njohur fotografohet duke qarë në vendin ku i propozoi asaj martesë

Max Ehrich duket se nuk po e përjeton aspak mirë ndarjen nga Demi Lovato.

Ish-partneri i Demi Lovatos, është parë duke qarë në vendin ku i kishte propozuar këngëtares martesë, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Burime pranë TMZ thonë se Max Ehrich të premten publikon singlin e ri dhe ka të bëjë me lidhjen e tij me Demin.

Thuhet se kënga ka të bëjë për natën kur ai u takua me Demin dhe tregon historinë e tij të dashurisë me të.

Kënga e re e tij është incizuar në karantinë, në një studio të improvizuar brenda shtëpisë ku ai jetonte me Demin.

Madje, këngëtari e kaloi fundjavën në plazhet e Malibusë, në vendin ku i kishte propozuar artistes martesë.

Burime të “TMZ” thonë se Max po bën gjithçka për t’u ribashkuar me Lovaton.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT