Ish-notari & A1Report ‘shpëtojnë’ 5-vjeçarin e humbur në Durrës

     

     Si shumë familje të tjera të qytetit të Durrësit edhe ajo e këtij vogëlushi që shihni në foto, doli për të bërë xhiron n ditë ne fundit të gushtit.
     
    Por edhe pse qëllimi i tyre ishte të gjenin pak qetësi në muzg, gjithçka është kthyer përmbysur.
     
    Vogëlushi pa e kuptuar ka humbur kontaktin me prindërit duke u përzier me turmën.  
     
    Pengesë ka qenë numri i madh i njerëzve në shëtitore si dhe prania e disa grupeve artistike, gjë e cila ‘largoi’ më shumë fëmijën nga prindërit.
     
    Ai ka qëndruar i heshtur deri sa është pikasur nga një ish-notar nga Kosova i quajtur Kujtim Dauti.

    Familja e 5-vjeçari që jeton në zonën e Kënetës në Durrës e cila ka ardhur për të jetuar në këtë qytet para pak vitesh ka përjetuar momente ankthi gjatë minutave kur nuk kishte asnjë informacion për vogëlushin.
     
    Publikimi i lajmit me foton e vogëlushit në A1 Report dhe Shqiptarja.com, si edhe shpërndarja e lajmi në rrjetet sociale nga anë e qytetarëve të ndryshëm bëri që lajmi se policia ka gjetur vogëlushin të mbërrijë tek ata.
     
    Kujtim Dauti, ish-notar është personi që ka gjetur të vetmuar në mes të shëtitores “Taulantia” në Durrës djalin e vogël vetëm 5 vjeç.

    Ishte ora 19:45 kur ish-notari ka pikasur vogëlushin duke qarë dhe kur e ka pyetur së përse është vetëm, ka hasur në refuzimin e tij për t’i dhënë përgjigje.

    Në këtë moment, ai ka njoftuar forcat e policisë, të cilët kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes ku bashkë me ta ishte një psikologe dhe kre i Komisaritat të Policisë Durrës, Kastriot Stefhasani.

    Ky i fundit pasi nuk ka nxjerrë të dhëna nga djaloshi, i cili i trembur refuzonte t’u përgjigjej pyetjeve, kërkoi ndihmën e televizionin A1 Report për t’u bërë apel familjarëve dhe të afërmve të 5-vjeçarit.
     
    Pas publikimit të lajmit në A1 Report dhe portalin Shqiptarja.com për vogëlushin e humbur, pak minuta më pas në polici janë paraqitur familjarët e të miturit, të cilët kanë shprehur falënderim për policinë dhe A1Report.