Ish-ministrja e Drejtësisë propozon që rasti i vrasjes së Agonis Tetajt t’i kthehet Sahide Gashit!

Ish-ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kurtit, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi për ndryshimin e prokurorit në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt është i duhur dhe i drejtë.

Haxhiu propozoi që lënda e Tetajt t’i kthehet prokurores së parë, Sahide Gashit, e cila ishte ngarkuar për hetimin e vrasjes së të ndjerit.

“Kjo lëndë duhet t’i kthehet asaj pasi që ajo e ka nisur dhe do ta përfundonte këtë lëndë në mënyrë profesionale”.

“Në aktakuzën e ngritur nga prokurorja e parë, Sahide Gashi, e cila ishte ngarkuar për hetimin e vrasjes së të ndjerit Agonis Tetaj dhe e cila më është dërguar nga babai i të ndjerit, thuhet se “i pandehuri me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn”

Aktakuza 15-faqëshe e prokurores Gashi është shumë profesionale. Mbeten për t’u hetuar arsyet e vërteta se si dhe pse prokurori Haxhi Dërguti, kishte transferuar lëndën nga Peja në Gjilan!

Pastaj fotografia që qarkulloi mbrëmë ku shihet avokati i të pandehurit, prokurori i rastit dhe kryeprokurori Maloku që kishte caktuar prokurorin Uka është skandal dhe njollë e madhe mbi sistemin e drejtësisë.

Duke pasur parasysh që prokurorja Gashi, që nga fillimi ka qenë duke e hetuar rastin dhe ka ngritur aktakuzën kundrejt të pandehurit, kjo lëndë duhet t’i kthehet asaj pasi që ajo e ka nisur dhe do ta përfundonte këtë lëndë në mënyrë profesionale. Pikërisht për shkak profrsionalizmit të saj, duket hapur që qëllimshëm ky rast i ishte marrë nga kompetenca!”, shkroi ajo./IndeksOnline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT