Ish-ministri i Drejtësisë zbulon bisedën me fjalë të ndyta te zyra e Merkelit mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt

Ish-ministri i Drejtësisë nga AAK-ja, Selim Selimi, ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Ramush Haradinaj, teksa ishte Kryeministër, ia humbi Kosovës mundësinë për liberalizimin e vizave.

Rama iu referua Haradinajt si ‘lider kosovar’, gjersa shtoi se ai në prezencë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit frances Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han luli për kta”.

Lidhur me këtë ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka dhënë versionin e tij të këtij takimi.

“Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent: Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi. Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin. Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje: Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”, shkroi Selimi në Facebook.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT