Kandidati për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar mirëseardhje Shyqiri Bytyqit, i cili i është bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se vendi ka nevojë për rimëkëmbje të mirëfilltë ekonomike ne PDK-ja mund ta rimëkëmbë vendin dhe ta nxjerrë prej krizës vetëm atëherë kur të kemi njerëz të fushës që me ide, me propozime, me alternativa do të ndikojnë që programi i Partisë Demokratike të jetë programi më i mirë për ta ndryshuar Kosovën.

“Shyqiriu është një ndër kuadrat më të mirë që ka Kosova dhe një profesionit i veçantë i fushës së ekonomisë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Ai i njeh shumë mirë politikat tatimore. Platforma jonë qeverisëse është rimëkëmbje dhe rimëkëmbja fillon prej rimëkëmbjes ekonomike dhe Shyqiriu do të jetë pjesë e ekipit që i takon zhvillimit ekonomik.”, ka thënë ai.

Shyqiri Bytyqi ka falënderuar Hoxhajn për mirëpritjen dhe ka thënë se me ekipin e rimëkëmbjen do të ecet përpara pa harruar duke i çmuar vlerat e së kaluarës.

“Sot është nder dhe respekt që të jem në familjen e madhe të PDK-së dhe të rikthehem në një ekip intelektual dhe profesional i gatshëm të marrë përgjegjësi për sfidat që e presin vendin tonë.”, ka thënë Bytyqi.