Skuadra e Ballkanit ka prezentzuar transferimin e parë të vitit të ri, 2020.

Transferimi i parë i Ballkanit për vitin 2020 është mbrojtësi i njohur kosovar, Arbër Prekazi, shkruan GazetaBlic.

Prekazi ishte pjesë e Feronikelit në sezonin e kaluar ku fitoi gjithçka në futbollin kosovar, ndërsa pas një gjysmë sezoni dimëror tek klubi i Niklit, ai u lirua nga klubi.

Nga kjo situatë përfitoi kampioni vjeshtor i Superligës, Ballkani që siguroi shërbimet e një prej mbrojtësve më të mirë në Kosovë.

Para pak minutave, Ballkani njoftoi për transferimin e tij.

Ja postimi i Ballkanit.