Me zemrën plot guxim e armën në dorë Mimoza Shala iu kishte bashkuar UÇK-së,me një qëllim të vetëm – çlirimin e Kosovës.

Në vend të librave dhe fletoreve ajo kishte mbushur çantën me gjëra elementare dhe së bashku me shokë ishte nisur drejt fronteve të luftës.

Në një rrëfim për lajminet, Shala është kthyer pas në kohë dhe ka treguar për periudhën e viteve 1998-1999 dhe zonat në të cilat ka luftuar.

Shala thotë se çdo ditë është e shënuar me kujtime, përderisa përmend një nga shokët e rënë në luftë.

20 vite pas luftës, ajo thotë se është më keq sesa që e kishte imagjinuar, duke shtuar se asnjëherë nuk është pajtuar me trajtimin e njerëzve që iu është bërë që nga viti 2000.

Gjykatën Speciale, ish-luftëtarja e quan anormale, pasi thotë se krim dhe gjenocid kanë kryer serbët të cilët sot janë në funksione të larta në shtetin e tyre.

Në vitin 2010 ajo ka gjetur vetën në Lëvizjen Vetëvendosje, ku edhe i është bashkuar kësaj partie.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Shala kandidoi për deputete të Kuvendit, mirëpo nuk mori vota të mjaftueshme. Gjatë kohës së zgjedhjeve ajo u akuzua se kishte djegur flamurin e Kosovës rreth 8 vite më parë.

Mirëpo, Mimoza mohon të ketë bërë një gjë të tillë por shton se zemra i rrah vetëm për një flamur në të cilin edhe është betuar, atë kuq e zi.

Fitorja e zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Shala thotë se është gjëja më e mirë që i ka ndodhë vendit deri më tani .

Në fund, Shala ka thënë se Bashkimi Kombëtar është i pashmangshëm dhe se shpreson që shqiptarët ta përjetojnë atë sa më shpejtë. /Lajmi.net/

Ish-luftëtarja Mimoza Shala rrëfen se si iu bashkua UÇK-së në moshën 17-vjeçare dhe pse 11 vite pas lejoi në prezencë të saj të digjej flamuri i Kosovës

Ish-luftëtarja Mimoza Shala rrëfen se si iu bashkua UÇK-së në moshën 17-vjeçare dhe pse 12 vite pas lejoi në prezencë të saj të digjej flamuri i Kosovës Gazetare: Valmira VranovciKameraman: Ideal MuhaxhiriMontazha: Arbër Dinarama

Posted by lajmi.net on Sunday, December 1, 2019