Shkëlzen e Bekim Gashi nga Komuna e Klinës janë shprehur tepër të revoltuar, ngase emri i tyre nuk gjendet në listat e veteranëve të Zonës Operative të Pashtrikut.
Të dytë kanë qenë aktivë në luftë dhe kanë marrë pjesë në disa beteja, ndërsa emrat e tyre nuk gjenden në asnjë kategori, as veteranë, pjesëtarë apo pjesëmarrës. Të dy këta ish-ushtarë të UÇK-së kanë libreza të veteranit të nxjerra pas luftës, të lëshuara nga organizatat e veteranëve të luftës, shkruan sot Koha Ditore.
 “Emrat tonë nuk janë në asnjë kategori, s’e di pse ka ndodhur kjo, ne kemi aplikuar normalisht dhe nuk e di pse kanë ndodhur këto gjëra”, kanë thënë Shkëlzeni e Bekimi. Ata nuk dëshirojnë ta komentojnë më gjatë këtë, me arsyetimin se ndoshta mund të rregullohet diçka në procesin e ankesave.
Fadil Gashi, ish-komandant i Kompanisë nr. 1 të Batalionit 4, brigada 122 “Ymer Krasniqi” të Zonës së Pashtrakut, thotë se janë duke analizuar listën pas publikimit të tyre dhe se me kohë do të dalin me qëndrime.