Ish lojtari i United eliminon United!

Arsenali ka arritur të eliminojë Manchester United nga FA Cup duke e mposhtur në Old Traford, me rezultat 1:2.
Nacho Monreal zhbllokoi lojën duke shënuar në minutën e 26’, për epërsinë e parë të Arsenalit. Por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm 3 minuta. Wayne Rooney barazoi në minutën e 29’, duke shënuar një gol të bukur me kokë.
Danny Welbeck u përkujdes ta eliminoj ish skuadrën ku e filloi karrierën, që shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase në minutën e 62’, për të shënuar golin e dytë dhe të fitores së Arsenalit. Me ketë fitore Arsenal kualifikohet në gjysmëfinale.
Ndeshjet në FA Cup luhen me një ndeshje, dhe përsëriten vetëm në rast barazimi në lojën e parë./Drenica Press/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT