Tifozët i kanë bërë thirrje Ronaldinhos të transferohet në Chapecoense.
Ronaldinho në Chapecoense, kjo është thirrja e tifozëve brazilianë për ish futbollistin më të mirë në botë.
Tragjedia që la të vdekur 71 persona pas rrëzimit të një aeroplani në Kolumbi ka prekur më së tepërmi skuadrën e Chapecoense që ishte rrugës për në finalen e Copa Sudamerica, përcjell “Lajmi.net”.
Disa klube braziliane kanë shprehur gatishmëri të huazojnë futbollistë tek Chapecoense.
Kurse, tifozët në rrjete sociale i kanë bërë thirrje Ronaldinhos t’i ofrojë shërbimet e tij.
- Advertisement -