Ish-futbollisti i Superligës i jep fund beqarisë (FOTO)

Ish-futbollisti i disa skuadrave të njohura në vend, Flakron Ibërdemaj, i ka dhënë fund beqarisë, duke shënuar kështu ‘golin e jetës’, transmeton Gazetasheshi.com.

Ibërdemaj ka vendosur ta kurorëzojë me fejesë lidhjen me partneren e tij në mbrëmjen e së shtunës (21 dhjetor) në një ambient familjarë në Pejë.

Megjithatë, nuk munguan as futbollistët aktual të Superligës dhe ish-futbollistë të saj.

Fiton Hajdari nga SC Gjilani, Filonit Shaqiri nga FC Ferizaj, Bujar Idrizi nga KF Llapi dhe dy-bashkëlojtarët e Ibërdemajt dikur Kushtrim Breznica e Alban Mavriqi po marrin pjesë në këtë fejesë. Kujtojmë që gjatë karrierës së tij Ibërdemaj ka qenë pjesë e klubeve si Shqiponja e Besa nga Pea, Istogu, Gjilani dhe Ulpiana.