Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka njoftuar se sot ka fituar gradën “doktor”

Izmaku përmes një postimi në Facebook se kjo është arritur pas një pune të gjatë, shkruan Reporteri.

“Pas një pune të gjatë, një moment i lumtur! “, ka shkruar shkurt ajo teksa ka postuar edhe dy fotografi nga ky moment i rëndësishëm në jetën e saj.

Izmaku është pajisur me gradën shkencore DR, në Universitetin e Tiranës.

Xhevahire Izmaku ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës për disa legjislatura. /Reporteri.net