Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Saranda Musliu, s’është më “single”, shkruan IndeksOnline.

Musliu është duke i jetuar ditët më të mira me të dashurin e saj nga Gjermnia, Christian Hoferer.

Së paku kështu dukej nga fotografia që Hoferer shpërndau në rrjetin social “Facebook”.

Të buzëqeshur e me duart e lidhura Musliu e Hoferer po shijonin një darkë romantike sonte.

Hoferer pas publikimit të lajmit nga IndeksOnline ka shkruar në adresë tonë duke sqaruar pozitën e tij në shtetin nga vjen. Ai aktualisht është drjetor i organizates Panevropa me seli ne Bavaria, organizatë kjo sic ka sqaruar ndër të tjera ai, ka mbështetur popullin e Kosovës në kauzën për liri që nga vitet e 90-ta.

Hoferer po ashtu ka thënë se organizata e tij ka pasur lidhje e kontakte shumë të mira gjatë asaj kohe me presidentin historiK Ibrahim Rugova./IndeksOnline/