Ish-anëtarët e VV-së i bashkohen PDK-së

Ish-anëtarët e Vetëvendosjes, të cilët të pakënaqur me zhvillimet në partinë e tyre kishin formuar grupin Fraksion +, sot janë bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton KTV.

Më këtë rast kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se ky është një bashkim i konceptit të përbashkët politik të së ardhmes.

“Jemi para një akti solemn për gatishmërinë për përqafimin e PDK-së nga grupi i Fraksion +. Ky është një bashkim i konceptit të përbashkët politik i së ardhmes, nuk është bashkim i njerëzve të pakënaqur, por i atyre që dëshirojnë ta fuqizojnë vendin”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar gjithashtu se PDK mirëpret të gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen, ndërsa ka bërë të ditur se presin edhe ardhje të tjera.

Ajnishahe Halimi nga Fraksion + ka thënë se kjo nuk është një bashkëngjitje artificiale, pasi sipas saj PDK ka qenë një parti shtetformuese.

“Pas një përmbyllje të punës një vjeçare grupi Fraksion + i bashkohet PDK-së, e cila ka qenë parti që ka marr pjesë në të gjitha proceset e mëdha të Kosovës. Kjo nuk është bashkëngjitje artificiale. PDK ka qenë edhe parti shtetformuese”, është shprehur ajo

- Advertisement -

MË TË FUNDIT