Ish ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka bërë një krahasim të situatës së mbrëmshme në zonën e Kongresit Amerikan me zhvillimet e para disa vitesh në Kuvendin e Kosovës.

“Kryengritja në Kongres më kthen në muajt e parë kur isha në Kosovë më 2015, kur disa politikanë hidhnin gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për ta penguar legjislacionin”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klan Kosova.

“Sikurse sot këtu, politikanët ishin të gatshëm që ta sakrifikonin demokracinë në përpjekje për të ardhur në pushtet”.

“Me ndihmën tonë demokracia kosovare mbijetoi. Kosovarët kanë aspiruar gjatë që shteti i tyre që jetë si SHBA. Me kryengritjen e sotme të frymëzuar nga Trump, a do të shohin shtetet tjera më drejt nesh. Ndoshta, kjo përpjekje dështoi, por unë kam ende drojë”.