Isa Mustafa shërohet nga Covid 19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shëruar nga COVID-19, kanë bërë të ditur për KOHËN burime brenda partisë që ai udhëheq.

Mustafa ka rezultuar sot negativ në testin për COVID-19 dhe këtë pritet ta bëjë të ditur të enjten.

Kreu i LDK-së kishte njoftuar më 10 korrik se ishte pozitiv në COVID-19.

Në të vërtetë, disa zyrtarë të LDK-së janë prekur me koronavirus, shumë prej tyre tashmë e kanë kaluar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT