Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ka thënë se më nuk ka arsye të ulet me Albin Kurtin të qëndroj ulur për tre orë dhe të dale më pas të thuhet se nuk ka marrëveshje.

Ai thotë se takimi i radhës do të jetë vetëm për të nënshkruar marrëveshjen ose treguar se nuk kanë arritur këtë gjë.

“Nuk shoh arsye të ulemi të bisedojmë tre orë dhe të dalim si memec para jush dhe qytetarëve. Takimi i radhës mbahet vetëm për t’u arritur marrëveshja që ne t’u bëjmë të qartë partive, qytetarëve e opinionit se ne u morëm vesh apo jo, e jo veç për t’u ulur veç sa per të biseduar dhe për të konstatuar se nuk arritëm asgjë”, tha Mustafa, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se do të bëjnë përpjekje që të arrihet marrëveshja, ndërsa tha se nuk e kanë shqyrtuar ofertën e VV-së.