Irani e quan racist dhe të padrejtë ndalesën e udhëtimit të SHBA-së

Irani ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme të SHBA-së, për ta rikthyer pjesërisht ndalesën e udhëtimit në SHBA që vlen vetëm për gjashtë shtete me shumicë myslimane, është racist dhe i padrejtë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi, është cituar nga televizioni shtetërore të ketë thënë dje se është për të ardhur keq se Uashingtoni ka vendosur t’i mbyllë sytë para kryerësve kryesorë të veprimeve terroriste në SHBA, por pa shpjeguar, transmeton Express.

Të hënën, Gjykata Supreme e lejoi presidentin Donald Trump që të vazhdojë me një version të kufizuar të ndalesës së tij të udhëtimit, e cila i prek shtetet me shumicë myslimane, si Siria, Sudani, Jemeni, Libia dhe Somalia.

Rasti i plotë i Trump do të dalë para gjykatës në muajin tetor./Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT