IPK me zyrë rajonale edhe në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës sot do të hap edhe një zyrë rajonale, në Prizren.

Sipas njoftimit të IPK-së, në hapjen e kësaj zyre pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë etj.

Hapja e zyrës rajonale në Prizren synon fuqizimin e bashkëpunimit me qytetarë si dhe shihet si një mundësi për kualitet më të lartë të mbikëqyrjes policore, thuhet në njoftim e Inspektoratit Policor të Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT