iPhone i ardhshëm mund të jetë rezistentë ndaj ujit

Modelet e ardhshme të iPhone-it të Apple-it mund të jenë rezistentë ndaj ujit. Një patentë e siguruar së fundmi nga Apple zbulon se gjiganti i Kupertinos po kërkon për metoda të rezistencës ndaj ujit për harduerin e saj.
Apple do të pajisë pjesët e brendshme të pajisjes me lëndë hidrofobike, së bashku me disa fusha të interferencës elektromagnetike, që përdoren zakonisht tek pajisjet elektronike për të shmangur dëmtimin e mjedisit. Kjo teknikë është shumë më e avancuar se teknikat e tjera të rezistencës ndaj ujit, meqë edhe nuk ndërhyjnë tek dizajni i telefonit.
Duhet të theksojmë se kjo është thjesht një patentë dhe jo një veçori e konfirmuar për iPhone-t e rinj, të cilët me shumë mundësi mund të prezantohen gjatë sezonit të vjeshtës (sipas traditës). Shumë kompani teknologjike po e braktisin veçorinë e rezistencës ndaj ujit tek telefonat. Përmendim këtu Galaxy S6 dhe S6 edge i Samsung-ut, të cilët nuk janë rezistentë ndaj ujit, dhe Sony, e cila njihet më shumë për telefonat inteligjentë rezistentë ndaj ujit, si duket do ta braktisë këtë veçori. /krokodili.al/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT