iPhone 6 merr flakë

    Bateria litium-jon mund të jetë shkaku kryesor i shpërthimit të telefonave. Në Indi është shënuar dhe rasti i parë i shpërthimit të iPhone 6.

    Sipas një raporti nga gazeta “The Times of India”, ngjarja ka ndodhur në Indi, në momentin që Kishan Yadav, kishte qenë duke folur me një mikun e tij kur telefoni ishte nxehur shumë dhe kishte filluar të marrë flakë, sipas nje transmetimi te albeu.

    Indiani kishte hedhur nga dritarja e makinës menjëherë telefonin, ku kishte parë se ai kishte shpërthyer. Për fat të mirë, ai kishte qenë duke folur me altoparlantë, se përndryshe mund të pësonte djegie në fytyrë.