iPhone 6 dhe LG G3 vlerësohen si telefonat inteligjentë më të mirë

“GSM Association” organizon Kongresin Botëror të Telefonave çdo vit, bashkë me garën tradicionale “Global Mobile Awards” (këtë vit ishte edicioni i 20-të). Në këtë garë përcaktohen pajisjet teknologjike më të mira, nga e gjithë bota. Këto gjykohen nga 300 ekspertë të pavarur, analistë, gazetarë, akademikë dhe në disa raste përfaqësues të operatorit mobil. Afati i fundit ishte nëntori i 2014-ës, që do të thotë se çmimet shkojnë për pajisjet e vitit të shkuar.
Kishte kategori të ndryshme, por GSMArena ka përmendur vetëm disa nga kategoritë më kryesore, që mund t’u interesojnë fansave të pajisjeve mobile.
Kategoria më interesante ishte “Telefoni inteligjent më i mirë”, e cila u fitua nga Apple iPhone 6 dhe LG G3. Çmimin “Telefoni inteligjent më i mirë me çmim të lirë” e fitoi Motorola Moto E (gjenerata e parë).
Një tjetër çmim ishte “Tableti më i mirë”, që e fitoi Microsoft Surface Pro 3. Çmimin “Pajisja më e mirë teknologjike që vishet” e fitoi ora inteligjente Motorola Moto 360. Ndërsa çmimi “”Zgjidhja më e sigurt/ pajisja kundra-mashtrimit shkoi për Samsung-un, për paketën e saj të sigurisë “KNOX Workspace”, raporton krokodili.al
- Advertisement -

MË TË FUNDIT