iOS 8 tani në 81 për qind të iPhone dhe iPad

Në mars të këtij viti, shkalla e adoptimit të iOS 8 kishte arritur në 77 për qind dhe Apple tani ka lëshuar shifrat e reja të përdorimit të versionit më të ri të sisemit të saj operativ mobil.

Sipas këtij raporti thuhet se iOS 8 është në 81 për qind të iPhone, iPad dhe iPod Touch, dhe kjo është hera e parë që iOS 8 ka arritur në nivel të shpërndarjes në pajisje që e kalon shifrën prej 80 për qind.

Ndërkaq, iOS 7 tani është në 17 për qind të të gjitha pajisje, ndërsa versionet më të vjetra të platformës mobile të Apple janë në vetëm 2 për qind të pajisjeve.

Shkalla e adoptimit të iOS 8 ishte më e ngadaltë se ajo e iOS 7. Shifrat e fundit mbulojnë periudhën deri 27 prill 2015.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT