Skuadra e Inzagit ishte në epërsi deri 7 minuta para fundit, por e humbi takimin në një sfidë që luftuan deri në minutën e fundit ndaj Fiorentinws.
Pipo Inzagi mbetet me shpresë se do të vazhdojë të jetë trajner i Milanit, pavarësishtë humbjes ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1.
“Unë kam një kontratë dhe do të vazhdojë të punojë në heshtje”, tha Inzagi për Sky Sport Italia.
Ka pasur shumë vështirësi, por pas kësaj lojë ne mund të kthehemi për të luajtur më mirë. Këtu pamë Milanin tim të vërtetë dhe e merituam që të fitonim”, ka shtuar Inzagi.
“Unë shpresoj që të qëndroj për një kohë të gjatë në stol te Milani. Milani është një klub që më ka dhënë shumë dhe shpresoj që të qëndroj një kohë të gjatë këtu”, ka përfunduar Pipo.
- Advertisement -