Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka bërë të ditur se nesër (e enjte), datë 16 janar 2020, nga ora 10:00, bëhet inaugurimi i laboratorit të teknologjisë dhe inovacionit në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Drenas, transmeton Drenica Press

Laboratori është investim prej 24850 euro i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Inaugurimin e këtij laboratori do ta bëjnë ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. ​/Drenica Press/