Reperja nga Ferizaji, Loredana Zefi e cila jeton në Luzern të Zvicrës, është intervistuar 4o minuta nga një radio (SRF Virus) në Zvicër.

Gjatë intervistës, Loredana ka folur rreth jetës së saj private, profesionale dhe deri te akuzat për marrjen e 700.000 mijë frangave të një çifti, shkruan GazetaBlic.

Krejt çka ju ka interesuar rreth saj dhe nuk keni pasur mundësi ta dini, e keni në intervistën e mëposhtme.

Intervistën plotë 40 minuta, të transkriptuar nga GazetaBlic, mund ta lexoni më poshtë?:

Gazetari: Unë jam shumë i lumtur që jeni këtu Loredana?

Loredana: Po po

Gazetari: Unë flas gjermanisht a mundem të flas edhe me ju?

Loredana: Po!

Gazetari: Nuk ka ndonjë problem?

Loredana: Jo aspak!

Gazetari: Kur ju kam përcjellur në ‘Instagram‘, atëherë kam pasur gjithmonë ndjenjën se jeni nga Gjermania, por ju jeni nga një fshat i Zvicrës me emrin  Emmen!

Loredana: Po e vërtetë e kuptoj gjermanishten zvicerane dhe kam një bashkësi në Gjermani, një zviceran e kupton të folurën time.

Gazetari: Po sigurisht, po ju flisni gjermanisht dhe mund të mos dalloheni.

Loredana: Jo, jo aspak, unë kam lindur në Luzern dhe në të vërtetë flas shumë pastër gjuhën zvicerane.

Gazetari: Si jeni ju?

Loredana: Mirë, deri tani mirë!

Gazetari: Je shumë e zënë në rrjete sociale dhe tejet aktive si po mund ia del sapo je bërë nënë?

Loredana: Po ia dal shumë mirë!

Gazetari: Po përgatitni ndonjë album?

Loredana: Estrada varet gjithmonë nga ne këngëtaret, kështu duhesh të bësh shumë dhe të punosh shumë. Duhet të qëndroni pa gjumë, mbrëmja mund të iu gjejë në rrugë. Tani kam një vajzë për tu kujdesur për të dhe është më të vërtetë vështirë por ia dal disi. Unë  e marr vajzën time në takimet  e mia për punë në dy apo tri takime në ditë që kam, nuk është edhe keq.

Gazetari: Ju tani  jeni duke bërë gjithçka vetëm, kështu pa partnerin tuaj (Mozzik), në bazë të asaj që ju thoni  e kuptoj që ju mund ta bëni këtë?

Loredana: Ai nuk është se bën ndryshim në jetën time, ne shumë rrallë bëmë gjëra së bashku turneu ishte ai që na bashkonte.  Njerëzit që më kanë ndihmuar ende bashkëpunojnë me mua ata që e bëjnë punën e vërtetë, kurse i dashuri im ishte atje me mua vetëm se ne ishim bashkë. Ai nuk punoi me të vërtetë në biznes, ai ishte vetëm atje.

Gazetari: Por ai është babai i vajzës tuaj, në fund të fundit!

Loredana: Po kjo do të qëndrojë gjithmonë në atë mënyrë dhe nuk do të ndryshojë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime.

Gazetari: Ai nuk telefonon të citojë veten e tij?

Loredana: Hmmm, jo ne jemi atje, neve na trajtojnë kryesisht me shumë respekt. Ne kemi akoma kontakte sepse kemi një vajzë së bashku. Derisa ishim bashkë, gjithmonë bëheshim shumë miqësorë me njeri-tjetrin për këtë arsye, jemi akoma miq. Ne e kuptojmë mirë njëri-tjetrin, faleminderit zotit, që nuk jemi copëtuar në të keq.

Gazetari: Po kthehem pak në kohë, ju keni lindur në Emmen të Zvicrës dhe keni gjithsej dhjetë vëllezër dhe motra që nuk i njoh fare! Si jeni atje që është një vend i mirë!

Loredana:  Kështu, unë kam lindur në Luzern nuk e di saktësisht kur flet për Emmen. Personalisht unë nuk u rrita në Emmen dhe kjo nuk është as shtëpia ime. Unë u rrita dhe u edukova krejt normalisht ju çdoherë i referohi atij vendi,  unë kam jetuar atje për 18 vjet me prindërit e mi dhe në moshën 19 vjeç u largova nga shtëpia.

Gazetari: Ku po jeton ti tani?

Loredana: Luzern, nuk e di pse por kam qëndruar gjithmonë në Luzern deri tani. Ndërkohë jam transferuar në të vërtetë në Cyrih dhe jam larg nga atje. Kjo është hera e parë që kam menduar se mund të jetë koha të kthehem.

Gazetari: Pse?

Loredana: Unë jam tani 24 vjeç, dhe ka vite që jam larguar dhe dua të kthehem.

Gazetari: Kam lexuar një artikull për ju në ‘Tagimagi’, dhe kam parë se restoranti juaj i preferuar është në Lucern që ju ende shkoni hani atje.

Loredana: Po e sigurt shkoi  shumë shpesh tërë familja ime, sidomos prindërit e mi edhe pse ata jetojnë ende në Emmen. Unë gjithmonë përpiqem ta largoj nënën time nga atje por ajo thotë jo, unë kam jetuar në Emmen tre vjet dhe kjo është arsyeja pse qëndroj atje, thotë ajo. Kur jam në Luzern çdo ditë e takoj nënën time njëherë në ditë.

Gazetari: Asnjëherë nuk keni menduar të transferoheni në Gjermani?

Loredana: Jo jo është aspak e pabesueshme por vazhdoj të them që jam një fanse e flaktë e Zvicrës dhe më pëlqen të jem këtu. Unë mendoj se nuk e lashë Zvicrën për asgjë.

Gazetari: Çka ju ndal në Zvicër?

Loredana: Ndihem mirë këtu, nuk e di nëse i pyes të tjerët këtu çdoherë jemi të mirëpritur. Nëse silleni si duhet është mirë këtu, është e pastër dhe njerëzit janë të bukur. Njerëzit e bëjnë punën më shpejt sesa në Landeron-in tjetër është pikërisht gjëja që më së shumti e vlerësoj.

Gazetari: Pas historive mediatike që qarkulluan  atje. Pasi botova një artikull në lidhje me albumin tuaj, mora shumë reagime, shumë njerëz më thanë se je  e çmendur? Pse shkruani për këtë  artikull dhe pashë se ka shumë urrejtje, derisa ende ndjeheni të mirëpritur dhe të përqafuar në Zvicër.

Loredana: Po (buzëqesh), sa më shumë kam arritur aq më shumë njerëz më kanë urryer dhe për mua është një gjë e tillë, nuk ka ndonjë ndryshim. Nuk e kuptoj pse njerëzit e urrejnë një person pa asnjë arsye, gjithmonë përpiqem të bëj imazhin tim të një personi. Për të pirë një kafe me një njeri apo  për të ngrënë diçka nuk mjafton për ta kuptuar se kush është dhe për ta identifikuar karakterin e tij, kështu që nuk e marr seriozisht se çka flasin njerëzit, për aq kohë sa shteti është i bukur dhe i sjellshëm dhe më jep atë që meritoj, çka mendojnë të tjerët nuk me intereson.

Gazetari: Problemi është se jeni person publik, jeni aktiv në rrjete sociale  dhe njerëzit ju njohin vetëm përmes fotografive, kështu që mendoi se nuk duhet të zemëroheni dhe nervozoheni kur lexoni diçka në gazeta.

Loredana: E them çdoherë se nuk mund ta trajnojë dikë nëse dikush ka një koment qesharak, dhe jeni person me mendje të hapur e kuptoni, nuk merreni me të pasi që duhet ta dini se secili ka mendim ndryshe, zakonisht nuk përzihem me dikë që nuk e plotëson mendimin tim, ajo që unë nuk mund ta kuptoi është kur dikush ofendon personin me të cilin unë jam me të dhe komentet e tilla më duhet’i fshi. Po ashtu, ka raste kur edhe më duhet të blokojë dikë, ka shumë artistë të cilët thonë se nuk kemi kohë për ta bërë këtë nuk është e vërtetë, të gjithë kemi kohë një orë në ditë për tu marrë me këto gjëra. Pra kur dikush më thotë se jam gabim por unë nuk e shoh si të tillë atëherë nuk e quajë problem. Unë nuk kam shkuar asnjëherë aq larg sa ta ofendojë dikë në ‘Instagram‘ nëse nuk më ka pëlqyer e kam blokuar ose fshirë por asnjëherë se kam ofenduar dikë. Zakonisht kur jap intervistë kam akoma pak konflikt me menaxherin sepse ai thotë që Loredana je shumë e sinqertë ju lutem ndaloni. Në gjithçka që ju bëni çdoherë është dikush që do t’iu kritikojë dhe nuk do ketë fjalë të mira për ju, po ashtu ka njerëz të cilët do flasin keq për ju sado që ju ishit të mirë apo të këqij, pra unë vazhdoj ta bëjë atë që dua sepse çdoherë pothuajse është dikush që na keqkupton.

Gazetari: Ne folëm për karakterin tuaj dhe atë që ishte shkruar në media, tani vendosa të flas për muzikën tuaj. Ju keni filluar karrierën tuaj si repere shumë e re, keni qëndruar në fshat dhe sot keni arritur shumë, si ia delni në këtë?

Loredana: Kam filluar të këndojë që nga mosha 18 vjeç, kurse tani jam 24 dhe nuk e kam problem. Kam filluar me producentin tim Macloud dhe dikur thash se mund ta bëjë edhe vetë këtë.

Gazetari: Çfarë do të thotë të bësh muzikë për njerëzit e tjerë që ke shkruar edhe tekste?

Loredana: Njerëzit mendojnë se ju thjesht uleni aty dhe e shkruani një tekst, por ju duhet të keni një vibe të mirë dhe një person të mirëfilltë që ju shoqëron dhe duke  e dëgjuar melodinë në një farë mënyre ju arrini të këndoni këngën. Unë isha ajo që çdoherë pothuajse mora përsipër gjithçka në studio por edhe kur e përfundoni nuk është  e kënashme pasi që ju duhet të keni dikë që do t’iu duartrokas për atë që ju bëni dhe jeni edhe i/e sigurt për atë që ju keni bërë dhe keni bërë diçka mirë.

Gazetari: Dhe nuk keni njeri që t’iu tregojë se është keq ajo?

Loredana: Unë isha në një situatë ku thosha me vetën se çfarë është kjo (buzëqesh) mua nuk më pëlqente por njerëzve rreth meje iu pëlqente. Shembull kisha afër meje partnerin tim (Mozzik)i cili çdoherë më thoshte të bëja diçka dhe me motivonte.

Gazetari: Në një moment ishte një pikë ku ju thatë se: ‘Mirë, tani unë jam gati’!

Loredana: Po, cila ishte kënga ime e parë?

Gazetari: ‘Syze dielli’

Loredana: ‘Syzet e diellit’ po, kështu që ne donim të hiqnim dorë, por unë disi nuk doja atëherë më duhej ta bëja vetë.

Gazetari: Pra, çfarë i jep dikujt tjetër rreth saj?

Loredana: Saktësisht ai producenti tha atëherë, ju duhet të vendosni ose ta bëni atë ose unë ta kaloj atë te dikush tjetër, pastaj unë thash se e bëj vetë kështu që fillova në tërësi.

Gazetari: Ju po thoni se këngën ‘Syze dielli’, prodhuesit tuaj e kanë bërë në studio si demo dhe pastaj kjo këngë është shitur të dikush tjetër, pra ju e bëtë këtë këngë para se të njiheshit si Loredana?

Loredana: Po, saktësisht!

Gazetari: Ka këngë nga ju për të tjerët që kanë qenë të suksesshëm?

Loredana: Pra, jo plotësisht nga unë, por ka këngë që unë kam bërë bashkë me prodhuesit së bashku dhe pastaj i ka marrë dikush tjetër.

Gazetari: Kush?

Loredana: Kjo nuk kishte rëndësi!

Gazetari: Nuk po ma thua?

Loredana: Jo (buzëqesh)

Gazetari: Asnjë, thuaje një?

Loredana: Jo

Gazetari: Nuk ju lejohet ta bëni këtë?

Loredana: Hmmm, jo!

Gazetari: Kështu, kjo pyetja është përgjigje nëse shkruani tekstet tuaja?

Loredana: Po rreth 70% e albumit është nga unë, 30% janë nga Macloud.  Nuk kam njeri që shkruan për mua tani e kam marrë në këngë, Macloud-in ‘Jetzt rufst du an’. Unë përpiqem që të shkruaj vetë gjatë gjithë kohës por edhe Macloud më ndihmon. Unë kam shumë fjalë për të thënë ose shkruar kurse Macloud të gjitha i përmbledh në në një dhe kjo është e mira e kësaj që bashkëpunoi me të dhe është shumë  e vështirë të gjesh dikë të njëjtë sikurse ti.

Gazetari: Por ti tashmë ke gjetur Macloud-in.

Loredana: SaktësishtGazetari: A dini muzikë tjetër, a po e ndiqni atë se çka po ndodh apo nuk jeni e interesuar?

Lordana: Jam shumë  e sinqertë nuk e di dhe nuk jam e interesuar, kam provuar dhe tani jam duke bërë muzikë shumë të mirë duke bashkëpunuar me EAZ i cili mendoi se është një djalë i shkëlqyeshëm. E njoh po ashtu edhe XEN si dhe Baba Uslender.

Gazetari: Ti i njeh të gjithë?

Loredana:  Po, ata ishin takuar në Zvicër, mendoj…

Gazetari: Për shembull kishte edhe Lo & Leduc të tjera, por kjo nuk do të thotë asgjë për ju?

Loredana: Jo Jo, Lo & Leduc jo, mbase kam dëgjuar një këngë por jo jo në të vërtete.

Gazetari: Por 079 het si kjo është hit i saj i madh.

Loredana: Mund të jetë nuk e di tani!

Gazetari: Kjo do të thotë që ju nuk e keni dëgjuar atë as në radio?

Loredana: Jo (buzëqesh)

Gazetari: Kur keni dëgjuar muzikë më herët keni dëgjuar vetëm rap, kur i dëgjojmë këngët e juaja nga ngjasojnë me ato të 50 cent, a jeni frymëzuar nga ky?

Loredana: Po, por gjithmonë jam munduar ta bëjë atë frymën time, jam frymëzuar nga Snoop Dog, 2Pac, 50 cent jam fanse e muzikës së vjetër por nuk është se nuk kam dëgjuar edhe muzikën gjermane, jam edhe fanse e Justin Bieber.

Gazetari: Justin Bieber ju pëlqen?

Loredana: Po unë jam një fanse e madhe e Justin Bieber.

Gazetari: Ajo që dëgjoj shumë shpesh në lidhje me muzikën e Loredanës është se ‘Çfarë bën ajo është një Autotunë’.  Arti bën gjithçka, kam marrë si koment për një artikull në të cilin kam shkruar që albumi yt është i mirë dhe i bërë mirë.

Loredana: Nuk pajtohem me atë që thonë se ai që përdor Autotune nuk është artist, pasi që krejt çka ndryshon është vetëm një tingull i thjeshtë dhe nëse një rap-artist  din të bëjë freestyle dhe përdor Autotune nuk mund t’i thuash se nuk është artist, Shembull e kemi Travis Scott që është njëri nga artistet e njohur të beat-ave dhe përdor Autotune si dhe është më i kërkuari.

Gazetari: Nga muzika deri në koncerte cili ishte ai moment kur ju desh të anulonit gjithçka?

Loredana: Po mbase pak, sepse në Zvicër nuk mund të bësh vërtet koncerte të mëdha ne artistët zviceranë presim gjithmonë festivale. Duhet të punosh shumë me djersë që të arrish të mbash koncerte të mëdha, ne artistët zviceran çdoherë i presim festivalet. Unë këndoj shpesh në Zvicër por nuk më bën të lumtur pasi që jam në atdheun tim dhe është turp që të mos arrijë të bëjë ndonjë koncert. Ka ndodhur që edhe kam anuluar festivale.

Gazetari: Frauflield është i tillë? Cila ishte arsyeja e anulimit tuaj që thatë për shkak të kaosit në Zvicër, por keni pasur frikë se diçka do të ndodhte?

Loredana: Pa frikë fare, thjesht nuk isha mirë, nuk u ndjeva rehat në skenë thjesht desha që ajo gjë të mbarojë dhe kur të kthehem në Zvicër.

Gazetari: A keni ndonjë ide kur kjo do të ndodhë?

Loredana; Shpresoj shpejt, diku në Mars shpresoj kështu.

Gazetari: Kështu që para koncertit tuaj?

Loredana: Po prandaj supozoj që ai është në të vërtetë mjaft e bukur, nuk e di, shumë thonë jo por ata thjesht e bëjnë këtë, por nuk e di që kam një ndjenjë të mirë me të nuk kam ide. Shpresoj se do të përfundojë.

Gazetari: Duhet të bësh diçka tani ose thjesht të presësh dhe të shohësh sesi vendoset?

Loredana: Avokatët e mi vazhdojnë të punojnë rreth saj, që unë nuk kam asnjë lidhje me të, në fakt kam thënë tashmë mendimin tim. Tani është koha të presim dhe të pimë çaj.

Gazetari: Çka mund të presim nga turnet me Mozzikun, kam parë tashmë disa data të koncerteve së bashku?

Loredana: Në turne nuk është problem, pasi që dikush mund të luajë piano dhe të jetë prapa shpinës sime. Atë ndoshta mund ta shihni kur të vini në Cyrih, nuk e di.

Gazetari: Kam një mbesë 13 vjeçare dhe ajo vazhdimisht ju dëgjon. E kam pyetur edhe unë se a e dëgjon Loredanën tha po nëse jam e inatosur.

Loredana: Vërtetë!

Gazetari: Po, në rregull, qesharake!

Loredana: Unë kam këngë dashurie vetëm ‘Bonnie&Clyde‘, ‘Romeo&Juliet‘ dhe ‘Eiskalt’. Ndoshta asaj mund t’i pëlqejë edhe ‘Million dollar smile‘,’Labyrinth‘ dhe këto janë ndryshe.

Gazetari: Ju jeni e vetëdijshme për rolin tuaj në shoqëri se të rinjtë lexojnë çdo fjalë që del nga goja juaj, a e shihni një Loredanë që ka ndikim në shoqëri?

Loredana: Nëse ju thoni kështu se unë e pyes vetën për veprimet e mia atëherë nuk është e drejtë sepse jo çdo gjë që bëj unë bëjnë edhe ata. Tani jam një 24 vjeçare dhe unë jam duke e gjetur veten , jam një bonbone nuk është se më duhet të veprojë si e moshuar, ndoshta kur jam 44 vjeçare do të ndërroi, do të bëjë atë që nuk mund ta bëja sa isha e famshme. Ndoshta jam fëmijë por është shumë qesharake, nuk pije alkool, nuk marrë drogë që është shumë e lehtë ta bëjë por unë dua të bëjë muzikë është diçka që e bëjë me përpikëri. Jam bërë nënë 23 vjeçare, di çfarë të flas po ashtu e di se bëj pak muzikë me predikime por jam 100% ndryshe nëse më njohin të vërtetën. Nuk jam këtu për t’iu treguar fëmijëve të tjerë se çfarë duhet të bëjnë, apo çka është mirë apo keq. Unë jam këtu për të bërë muzikë dhe mund ta dëgjojë kushdo që e bën të ndihet mirë.

Gazetari: Interesoheni për argëtimin tuaj?

Loredana: Po e plotë.

Gazetari: Ju keni shumë famë dhe njëkohësisht këngët e juaja dëgjohen në platforma të ndryshme si ,Spotify,, dhe të tjera po ashtu ju jeni përdoruese e Instagramit. Po, çka do të ndodh në qoftë se këto platforma dhe rrjete sociale do të mbyllen.

Loredana: Asgjë. Unë nuk jetoj nga Instagrami jam përdoruese edhe platforma ime nuk ka asgjë të keqe. Nuk do të thotë se jam duke reklamuar veten tim apo duke përdorur ndikues që të jem në qendër të vëmendjes kam shumë ndjekës nuk është faji im po edhe sikur nesër të hiqen këto rrjete sociale dhe platforma unë do të vazhdojë të bëjë muzikë.

Gazetari: Pas albumit ‘King Lori’, a ka diçka tjetër të re po të këtij lloji, apo do vazhdoni të shijoni suksesin e këtij?

Loredana: Në muajin nëntor do të dalë një këngë solo.

Gazetari: A mund të zbuloni diçka më shumë rreth saj?

Loredana: Jo, por një e bukur.

Gazetari: Paratë janë akoma një temë në të cilën ju  e përmendi në tekste, dhe një milionë euro vetëm këpucët jtua kanë çmimin por sipas jush nuk janë asgjë. Komenti juaj?

Loredana: Tani më duhet të mendoj nëse duhet të jem e sinqertë, sigurisht që luan një rol e them përsëri dhe përsëri që pa para nuk merrni asgjë në asnjë mënyrë tjetër sidomos këtu në Zvicër, e njihni Zvicrën ka kaq shumë para këtu unë e kuptoj. Nuk mund të thuash përshendetje ne jemi vendi me i pasur ne bote mendoj se duhet te kesh shume para jo gjithmonë ka te beje me faktin qe ke një xhakete të shtrenjtë, mund të kesh një të firmës  Zara por nuk është njëjtë apo ndonjë më të lirë. E rëndësishme është se ti duhesh të kesh para dhe ke më shumë përparësi. Për shembull, nëse keni babain e sëmurë ju  mund ta dërgoni atë në spital privat dhe t’i ofrohet shërbim më i mirë  sepse kur keni para ju e keni sigurimin bazë dhe nëse ju më thuani mua se paraja nuk është më rëndësi atëherë ju e dini! Ajo që unë dua të them është se të blesh një makinë me para nuk është më rendësi por të kesh para, që një ditë të i ndihmosh dikujt që ka nevojë . Për shembull babai im vdiq, ai ndërroj jetë se ndoshta nuk e kishte mjekun 24 orë mbi kokën e tij. Unë jam duke luftuar 100% që të fitoj, 20% bëj zbritje dhe 80% e ruaj. Mendoj edhe për vajzën time, pa marrë parasysh se çfarë ndodh dua që ajo të ketë para, të paguajë edhe arsimin dhe çdoherë të jetë në pozita të larta. Në Zvicër kushton shumë gjithçka dhe nëse them se paraja nuk ka rendësi atëherë nuk është e vërtetë dhe nëse them 1 mijë euro kushtojnë këpucët e mia atëherë nuk janë shumë sepse unë fitoj dhjetë fish më shumë. Jam shumë e sinqertë në këtë aspekt, nuk mund të them tani që një mijë euro janë shumë kur i fitoj dhjetë mijë të tjera por edhe nuk mund ta mohoj se dikur kam mbathur këpucë 20 euro. Unë e shoh paranë si qesharake, nuk më duhet por jam repere dhe kam para si thash apo jo.

Gazetari: Jo, e kuptova ashtu, por ju tashmë e dini se tashmë ka njerëz që veshin xhaketa  nëntëdhjetë euro. Kështu që kjo mund të jetë një provokim nga ana juaj kur visheni më shtrenjtë?

Loredana: Jo jo fare, nëse e shikoni këpucët e mia kushtojnë gjashtëdhjetë euro.

Gazetari: Kjo varet nga vendi ku blini!

Loredana: Jo, e dini se çfarë dua të them? Okay mund të mos i kisha blerë ato. Në rregull pa problem jam nën kontratë me NIKE, unë i kam blerë vetë ato tani dhe atëherë dhe këto janë këpucët më të rehatshme tërë javën që sapo i kam veshur. Unë dua të mburrem me paratë e mia pasi që ato i fitoj me djersën time ka dikush që thotë se mburret me para por unë dua të mburrem me atë se çka fitoj.

Gazetari: Po kjo është e vetmja gjë që ju ka ardhur, edhe lajmet në media shkruajnë si në gazetën ’20 minnuten‘  se ju mburreni me paratë e juaja?

Loredana: Por pse?

Gazetari: Sepse ju jeni akuzuar për marrjen e 700.000 mijë frangave dhe kjo nuk është gjë e mirë?

Loredana: Ok, por tani kam një pyetje, kur lexon këtë gazetë, si mund të lexosh diçka që mund të ule dikënd kaq poshtë?

Gazetari: Por njerëzit besojnë atë që ka në gazetë.

Loredana: Po por nuk është problemi im, kështu që unë provokoj edhe më tej që ata të kenë edhe më shumë urrejtje për mua dhe kur bëhet fjalë që unë të marrë të drejtën time atëherë të gjithë kthehen dhe thonë se tani kam qenë gabim. Nuk ka rëndësi se çfarë shkruajnë mediat nëse kam një mendim do ta mbaj këtë mendim nuk do të bëj asgjë që ju të keni një imazh të mirë. Kush me ka takuar personalisht me njeh ndryshe. Unë jam shumë e lumtur dhe shumë e shëndetshëm e jetoj jetën time sipas standardit,  mund të ngas një makinë të mirë, kam një banesë të bukur kam një familje të bukur dhe jam e lumtur që familja ime jeton.

Përktheu: Natyra Salihaj

/GazetaBlic/