Interi largon Shaqirin për Cuadradon

 

Interi duket se nuk i ka dhënë më kohë Shaqir it. Skuadra zikaltër, e cila ka nevojë të bëjë merkato në dalje, nuk i ka rezistuar dot ofertës së bërë nga Stok Siti për shërbimet e Xherdan Shaqirit. Me paratë që mund të vijnë nga ky transferim, shoqëria zikaltër mendohet se do të futet në merkato për të finalizuar blerje të forta siç do të ishte ajo e Huan Kuadrados.

Skuadra angleze ka bindur zikaltrit duke i ofruar 12 milionë paund (16.9322 milionë euro). Tani gjithçka ka mbetur në dorën e lojtarit. Ky i fundit thuhet se i ka kërkuar kohë Interit për të reflektuar mbi ofertën e bërë nga Stok Siti. Në “Britania Stadium”, Shaqiri do të gjente një trajner si Mark Hjuxhs, i cili në asnjë moment nuk ka fshehur konsideratën që ka për mëngjarashin. Madje, sipas mediave ishullore, trajneri i Stok Sitit tentoi të blinte Shaqirin që në janar. Nëse një tratativë e tillë do të mbyllej me sukses, atëherë Shaqiri do të kthehej në lojtarin më të shtrenjtë të klubit të Stok Sitit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT