Interi e sakrifikon Shaqirin për ta mbushur kuleten!

    Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Interi pasi klubi italian ka nevojë për të holla dhe duket se kosovari do të sakrifikohet.

    Gjatë ditës së shtunë, ‘transfermarkt.de’, raporton se e ardhmja e yllit kosovar mund të jetë përsëri në Bundesligë. 23-vjeçari nga Zhegra e Gjilanit, ka marrë dy oferta të rëndësishme nga ana financiare.

    Schalke 04 dhe Hoffenheim janë skuadrat që kanë dërguar oferta në drejtim të lojtarit dhe Interit. Besohet se Inter do të pranojë largimin e Shaqirit nga ‘Giuzzeppe Meazza’, për rreth 15 milionë euro.