Interi drejt Kinës, Shaqiri drejt…?

Dita e nesërme do të jetë vendimtare për të ardhmen e Xherdan Shaqirit te Interi. Anësori kosovar, prej ditësh po flitet për një largim nga San Siro, vetëm 6 muaj pas transferimit nga Bayern Munich.

Interi më 18 korrik do të udhëtojë për në Kinë, për të marrë pjesë në një turne aziatik.

Dhe trajneri Roberto Mancini, nesër do të zbulojë listën e lojtarëve që do të ftohen për turneun për në Kinë, dhe nëse Shaqiri nuk do të bëjë pjesë në këtë listë, kjo lë të kuptohet se largimi do të ndodh sigurt, shkruajnë medait në Itali./Indeksonline/DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT