Interi ka regjistruar fitore komode (3-0) kundër Palermos në Giuseppe Meazza.
Gjysma e parë nuk dhuroi shumë raste shënimi, megjithatë ekipi vendas arriti që ta prekë një herë rrjetin. Fredy Guarin ishte ekzekutuesi, ndërsa asistoi Shaqiri (16’). Xherdan Shaqiri shkëlqeu në fitoren e Interit.
Nerazzurrët arritën që edhe gjatë gjysmës së dytë të tregoheshin efektivë duke shënuar golin e sigurisë.
Një harkim nga Palacio, arriti në zonë te Mauro Icardi, i cili u tregua i saktë me goditjen e tij (65’).
Para se të përfundonte ndeshja (88’), Mauro Icardi shënoi edhe golin e dytë personal në këtë sfidë.
Interi pozicionohet në vend të dhjetë në tabelë me pikë të barabarta me Milanin që gjendet një pozitë më lartë.
https://www.youtube.com/watch?v=FdPd06mtk_c
- Advertisement -