Skuadra e Xherdan Shaqirit është përshëndetur nga Europa League, duke u mposhtur edhe ne lojën e kthimit nga Wolfsburg me rezultat 1:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:5.
Wolfsburg kaloi e para në epërsi me anë të lojtarit Caliguri në minutën e 24 të pjesës së parë. Me ketë rezultat përfundoi pjesa e parë. Inter barazoi me Rodrigo Palacio në minutën e 72’. Kurse epërsinë dhe fitoren Wolfsburgut shënoi Nicklas Bendtner në minutën e 89’.
Shaqa ishte rezervë për shkak të lëndimit në këtë ndeshje.
Sevilla e ka mposhtur Villarealin në ndeshjen tjetër me rezultat 2-1 duke konfirmuar se edhe këtë edicion janë favorit për të triumfuar. Zenit ka mposhtur Torinon dhe kualifikohen. Club Brugge ka mposhtur Besiktasin dhe kualifikohen me tutje. /Drenica Press/
- Advertisement -