Interi ka gabuar përsëri. Skuadra e Contes është ndalur në barazim në 1-1 nga Cagliari.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Lautaro Martinez në minutën e 29-të, pas asistimit të Ashley Young.

Për mysafirët barazoi ish-interisti, Radja Naingolan, në minutën e 78-të.

Me këtë barazim, Interi renditet i dyti me 48 pikë, 3 më pak se Juves kryesues, që sonte luan me Napolin nga ora 20:45./Drenicapress