Inter Channel, reportazh për tifozët shqiptarë

Tifozët shqiptarë të Inter kanë qenë një e befasi e këndshme edhe për kanalin zyrtar të klubit. Grupit të përkrahësve të ardhur me autobus deri në Milano i është kushtuar një reportazh ku është vlerësuar pasioni i tyre për zikaltrit.
57 tifozë kanë ndjekur derbin e Madoninës ku janë larguar me një barazim nga “San Siro”. Ata kanë takuar lojtarët për të cilët brohorasin në çdo ndeshje edhe kur janë duke i ndjekur nga Tirana. Vëmendja kryesore për Xherdan Shaqirin.
Inter Club Albania ka patur edhe lëvizje të tjera të organizuara gjatë gati 4 viteve të ekzistencës së këtij grupimi të njhohur nga klubi zikaltër./TvKlan/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT