Sipas inteligjencës britanike, Rusia po synon infrastrukturën e komunikimit të Ukrainës për ta bërë më të vështirë qasjen në informacion për ukrainasit.
Inteligjenca më e fundit e ndarë nga Ministria e Mbrojtjes sugjeron se Rusia po synon infrastrukturën e komunikimit “në mënyrë që të reduktojë aksesin e qytetarëve ukrainas në lajme dhe informacione të besueshme”, raporton Sky News.
Një kullë televizive u godit dje në Kharkiv, duke pezulluar transmetimin – pasi edhe një kullë tjetër televizive u godit nga një sulm gjithashtu me raketa në Kiev javën e kaluar.
Ndërkohë, ndërprerjet e internetit janë raportuar në Mariupol, Sumy, Kiev dhe Kharkiv gjatë javës së kaluar.
Ministria e Mbrojtjes tha se kjo ka të ngjarë për shkak të “dëmtimit kolateral” nga sulmet ruse.
- Advertisement -