Institucionet mikrofinanciare që u mbyllen nga BQK/ Për 10 muaj 10 milionë euro fitim të pastër

Dhjetë milionë euro fitim të pastër  për vetëm dhjetë muajtë e këtij viti kanë arritur institucionet mikrofinanciare (IMF) në Kosovë falë kamatave astronomike që po i aplikojnë ndaj klientëve, raportonportali “Front Online”.

Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ku bëhet e ditur se në vend operojnë 23 institucione mikrofinanciare, të cilat kanë aprovuar 217 milionë euro kredi, përmes së cilave kanë arritur të hyra prej rreth 49 milionë euro, ndërsa fitimet e pastra të tyre kanë shkuar në 9.9 milionë euro.

Këto njëherit janë fitimet më të larta të institucioneve mikrofinanciare deri më tani dhe gjithë këto fitime janë arritur falë të normave të larta të interesit në kredi.

Pikërisht për shkak të normave shumë të larta të interesit në kredi, BQK-ja të premten e kaluar ka mbyllur dy institucione mikrofinanciare, Monego dhe Iute Credit, për të cilat është thënë se kanë aplikuar kamata deri në 1000 për qind për konsumatorët. /front online/

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT