Iniesta: Në finale luaj edhe me një këmbë

Andres Iniesta është dyshimi i vetëm i finales së Ligës së Kampioneve. Mesfushori spanjoll nuk dëshiron që ta humbasë pjesë- marrjen dhe premton se do riaftë- sohet në kohë.

“Është e vërtetë që kam pasur disa dhimbje gjatë këtyre ditëve, por deri të shtunën ka mjaftueshëm kohë në dispozicion që të riaftësohet. Nuk ka ndonjë gjë serioze. Do jem i gatshëm, qoftë edhe me një këmbë. Nuk e humbas një ndeshje të tillë për asgjë në botë”, deklaroi mesfushori.

Gjithsesi, trajneri Luis Enrike është duke programuar që në fushë të zbresë një formacion pa Iniestën. Do jetë Ksavi ai që mund ta nisë nga minuta e parë, me Rakitiçin që do luajë në krahë. “Asnjëherë nuk kam pranuar të luaj nëse s’kam qenë në formën time më të mirë. Por, finalja e Champions-it është mundësi që nuk të jepet shumë herë në karrierë”, shtoi ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT