Infektologu Tolaj: Javën tjetër mund të kemi një valë më të madhe të të prekurve me koronavirus

Infektologu Ilir Tolaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me numrin e rasteve të të prekurve me Covid-19 në vendin tonë, por se ka thënë se pas një jave mund të ketë një valë me numër edhe më të madh të numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Tolaj i ftuar në Info Magazin ka theksuar se kjo nuk varet nga masat që ndërmerr ose jo Qeveria.

“Ky nuk është piku i kësaj periudhe, pas 1 jave mund të kemi numër të madh të rasteve, emë vonë do të kemi numër të vogël e kjo nuk varet nga masat e qeverisë e as nga ato që mund të ndërmarr ministria”, tha Tolaj.

Sipas tij mbyllja e bizneseve e jetës shoqërore nuk është më opsion që po konsiderohet nga asnjë vend i botës, siç ishte në fillim. Ai ka marrë shembullin e një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, ku është thënë se ndoshta me mbyllje janë shpëtuar 60 mijë jetë, por në të njëjtën kohë janë humbur 200 mijë të tjera. Andaj ai ka kërkuar se sa herë që të merren vendime për mbyllje apo hapje, të peshohen të gjitha këto pro e kontra.

Qeveria sipas Tolajt është dashur të siguroj pajisjet e mbrojtjes personale, të shpërndahen maskat falas për aq kohë sa të jetë e mundur. E po ashtu është dashur të kërkohet ndihmë nga miqtë ndërkombëtar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT