Infektologu kosovar: Të vazhdohen masat anti-covid, nuk është koha për t’u liruar

Infektologu Murat Mehmeti kërkon nga MSh-ja që masat aktuale të mbahen strikt ashtu siç janë për shkak të rrezikut të këtij varianti.

“Unë mendoj që edhe më tutje, sidomos tash kah fund viti masat të cilat janë të mbetet, të ndalohet grumbullimi, të mos bëhet hapja e klubeve të natës, të vazhdoj ndalimi i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme”, ka thënë ai për Front Online.

Infektologu Mehmeti  ka thënë në për Front Online se Kosova mund të përballet me vështirësi të përballimit të këtij varianti kur dihet shkalla jo e lartë e vaksinimit krahasim me vendet e tjera kanë përqindje më të lartë të vaksinimit e që po kanë telashe në rritje enorme të rasteve ditore.

“Pavarësisht që kemi numër të vogël të rasteve kjo nuk do të thotë që me grumbullim të njerëzve të mos të na rriten rastet aq më tepër kur e shohim që në shtete të Evropës kanë % të vaksinimit shumë më të madh dhe prapë po përballen me rritje enorme të rasteve. Por prap ky vendimi për lirim të masave apo mbajtje të këtyre aktuale i takon IKSHP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, por si infektolog mendoj që masat duhet të vazhdojnë”, ka thënë ai për Front Online.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka deklaruar një rrezik shumë të lartë dhe thekson nevojën për të përshpejtuar vaksinimin, pas shfaqjes së variantit të ri të Covid-19, quajtur “Omicron”.

Në një deklaratë OBSH tha se vende që ka pak popullsi të vaksinuar mund të goditen nga një valë e katërt.

“Varianti Omicron i Coronavirusit ka të ngjarë të përhapet në mbarë botën dhe në varësi të karakteristikave të variantit, mund të ketë shpërthime të ardhshme të Covid-19, të cilat mund të kenë pasoja të rënda në disa zona”, paralajmëroi sot OBSH.

Varianti Omicrom u raportua për herë të parë më 24 nëntor në Afrikën e Jugut./Front Online/